INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sky Sport: “Shqipëria, mrekullia e futbollit modern”

Sky Sport: “Shqipëria, mrekullia e futbollit modern”

Publikuar më: 14:09 01-05-2016

Një reportazh fantastik për Shqipërinë në Sky Sport Italia, Emisioni Codice Rosso i të mirënjohurit Gianluca Vialli, në puntatën e rradhës i dedikohej mrekullive të futbollit modern, Leicester por dhe Shqipërisë, një Kombëtare e vogel që ja doli të futet në mes të aristokracisë Europiane me ndihmën e italianit De Biasi.

“Ishte një lloj bashkimi nën një flamur të vetëm i një populli të shpërndarë nëpër botë për shkak të konflikteve të së kaluarës”. Ish mbrojtësi i Breshias Daniele Adani shpjegon: “Kanë bërë një punë të madhe për zbulimin e talenteve. Janë nisur duke parë se cilët nga lojtarët që mund të merrnin”.

Në reportazh shpjegohet se gjysma e lojtarëve të Shqipërisë janë lindur apo rritur jashtë në Zvicër apo Gjermani dhe janë kthyer për të përfaqësuar origjinën e tyre më gazetarin Paolo Condo që shprehet:

” De Biasi trokiti në dyer të ndryshme, duke ju thënë lojtarëve ke Mbiemër Shqiptar, je një futbollist i shkëlqyer dhe mund të zgjedhësh kombëtaren tonë. Eshtë një histori e mrekullueshme kjo”.

Ishin këto vetëm disa nga grimcat e një reportazhi që evidenton edhe një herë mrekullinë e Shqipërisë në futbollin modern në arenën ndërkombëtare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609