Që prej largimit të Gianni De Biasit, Shqipëria është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do të drejtonte skuadrën në katër ndeshjet e mbetur të kualifikimeve për Kupën e Botës dhe atyre për Euro 2016.
Shumë emra janë përmendur deri tani, por sipas “Sky Sport Italia”, Shqipëria dëshiron trajnerin italian, Giancarlo Camolese.
Sot drejtuesit e FSHF-së dhe Camolese kanë biseduar për kushtet e kontratës.
Trajneri 56-vjeçar së fundmi ka drejtuar skuadrën zvicerane Chiasso, por në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e mëdha si Torino, Reggina, Vicenza, Livorno dhe Pro Vercelli.