INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sllovakia alarmohet nga miqtë e Putinit, 'Ujqërit e Natës'. Kanë ngritur bazë 70 km larg kryqytetit

Sllovakia alarmohet nga miqtë e Putinit, 'Ujqërit e Natës'. Kanë ngritur bazë 70 km larg kryqytetit

Publikuar më: 16:45 31-07-2018

Ministria e Jashtme e Sllovakisë thotë se është "shqetësuar"që ‘Wolves Night’ që në shqip do të thotë “Ujqërit e Natës”, nacionalist rusë të afërt me Presidentin Vladimir Putin, tani kanë një bazë në Sllovaki. Baza ka automjete të vjetra ushtarake dhe shtrihet në Dolna Krupa, një fshat 70 km (44 milje) nga kryeqyteti Bratislavë. Qeveria ruse e quan atë "selinë europiane" të Ujqërve të Natës. Motoristët janë nën sanksionet e SHBA-ve, të akuzuar për ofrimin e ndihmës ushtarake për rebelët pro-rusë në Ukrainë.

motoristet.jpg

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme sllovake Peter Susko tha për BBC se aktivitetet e Ujërve të Natës do të duhej të "monitoroheshin me kujdes". "Ne mendojmë se ndikimi i anëtarëve të tyre është i dëmshëm, sidomos në përhapjen e mendimeve të tyre, se po përpiqen të rishkruajnë historinë," tha ai në një intervistë telefonike. Kur u pyet për të specifikuar ato opinione kontradiktore, ai tha "se Krime është, ishte dhe do të jetë ruse, se Stalini ishte një hero i madh, se NATO është një organizatë kriminale, etj". Z oti Susko bëri të ditur gjithashtu se "ata pretendojnë të jenë një klub" dhe thonë se "nuk janë një organizatë qeveritare, kështu që është e vështirë të ndërhysh përmes ambasadës ruse. “Është një rast shqetësimi i qartë se njerëzit që shprehin pikëpamjet drejtpërdrejtë në kontrast me opinionin e politikës së jashtme të Sllovakisë po përpiqen të organizohen në territorin e Sllovakisë", tha ai.

kirurgu.jpg

Pra, kush janë ‘Ujqërit e Natës’?
Udhëheqësi i tyre Aleksandër Zaldostanov , i njohur si "Kirurgu" është shfaqur shpesh së bashku me Presidentin Putin. Në të vërtetë, në vitin 2011 Putin shëtiti me bandën e “Ujqërve e Natës” në një festival motorësh në Novorossiysk.
Qeveria amerikane akuzon Ujqërit e Natës për përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin e Ukrainës. Zaldostanov është midis shumë figurave politike dhe ushtarake të Rusisë në listën e sanksioneve, të akuzuar për përfshirje në aneksimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe revoltën e separatistëve në Ukrainën lindore.

putin_me_ate.jpg

Dy biznese të lidhura me motoristët janë gjithashtu në listën e sanksioneve: Wolf Holding of Security Structures, thuhet se një furnizues i shërbimeve ushtarake, dhe Bike Center, e cila thuhet se drejtohet nga Zaldostanov. Qeveria amerikane thotë se ‘Ujqërit e Natës’ "kanë qenë të lidhur ngushtë me shërbimet speciale ruse, kanë ndihmuar për të rekrutuar luftëtarë separatistë për Donetsk dhe Luhansk, Ukrainë, dhe u vendosën në qytetet e Luhansk dhe Kharkiv". Ajo thotë se gjatë aneksimit të Krimesë, ‘Ujqërit e Natës’ "morën pjesë në sulmin e stacionit të shpërndarjes së gazit në Strikolkove dhe në sulmin e Shtabit të Forcave Detare të Ukrainës në Sevastopol". Televizioni sllovak Noviny raporton se ‘Ujqërit e Natës’ kanë më shumë se 5,000 anëtarë dhe degë në disa vende evropiane, përfshirë Serbinë, Rumaninë, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Burimi: BBC

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332