INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sllovenia, vendi i parë i NATO-s që zgjedh një grua në krye të ushtrisë

Sllovenia, vendi i parë i NATO-s që zgjedh një grua në krye të ushtrisë

Publikuar më: 14:28 28-11-2018

Alenka Ermenc, gjeneral-majore mori postin e shefes së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Sllovenisë. Në këtë mënyrë, Sllovenia u bë vendi i parë i NATO-s që zgjodhi një grua në krye të ushtrisë së saj.

Ermenc, 55 vjeçe, deri më tani ka qenë zëvendëse e kreut të ushtrisë. Ajo ka filluar karrierën ushtarake në vitin 1991, kur Sllovenia fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia.

Presidenti slloven, Borut Pahor, kryekomandant i ushtrisë sllovene shfaqi shpresën se Ermenc do të përmirësojë performancën e trupave.

“Tendenca globale e përkeqësimit të situatës së sigurisë vazhdon. Edhe pse Sllovenia nuk kërcënohet drejtpërdrejt ushtarakisht, ajo duhet të përmirësojë sigurinë e saj ushtarake relativisht shpejt”, tha Pahor.

Sllovenia ka rreth 7500 ushtarë, përfshirë forcat aktive dhe rezervë.

Article Logic
Execution time: 0.0034651756286621