Sot koha është gjëja me e vyer, pasi angazhimet e shumta na bëjnë ta kemi të limituar.
Shumë punë dhe detyra duan përgjigje në kohë të shpejtë. Duke u nisur nga ky fakt google ka vendosur në përdorim një komponent të ri për të gjithë përdorueseve të gmail për të na shkurtuar kohën e përgjigjeve, shkruan intv.al
Opsionit të 3 përgjigjeve të gatshme tashmë i shtohet dhe komponenti i ri i quajtur 'Smart Compose' i cili përdorë inteligjencën artificiale për të hartuar email nga e para.
'Smart Compose' i sugjeron përdoruesit disa fjalë të gatshme të bazuara në kontekstin e emailit që po shkruan.
Fjalët do shfaqen mbi tastjer dhe nëse përdoruesit i pëlqen sugjerimi mund të klikojë mbi të dhe automatikisht, fjala e përzgjedhur dërgohet në tekst. E kështu me radhë.
Përfaqësues të google shpjegojnë se ky opsion nuk do ti pengojë përdoruesit teksa shkruajnë email-et.
E nëse kërkoni ta përfshini 'Smart Compose' si opsion atëherë e selektoni vetë në mënyrë manuale tek settings-i i gmailit.
Ky funksion që do ju vij në ndihmë me mijëra përdorueseve nga e gjithë bota do jetë i disponushëm nga java e ardhshme./intv.al/