Doogee X5 Max ka hedhur në treg versionin e ri të celularit që është cilësor dhe mban rekordin si më i liri, 65 dollarë bashkë me postën që nga Kina.
Versioni i ri ka bateri shumë të madhe, 4000 MAh, që mund të mbajë deri në dy ditë; ka procesor me 4 bërthama, 1 GB Ram, 8 GB memorie të brendshme, kamera 5 MP dhe 2 MP.
Kompromiset që janë bërë për të krijuar këtë çmim fillojnë me faktin që nuk ka 4G, cilësia e kamerave nuk është mbresëlënëse, por gjithsesi nuk të lënë në baltë për video e foto. Rezolucioni i ekranit është HD, 1280x720, që është i mjaftueshëm për të parë video pa problem.
Android 6.0 garanton hapjen e çdo aplikacioni të ri dhe funksionon normalisht me çdo rrjet social, aplikacion materialesh zyre, dhe kufizohet vetëm me lojëra të ngarkuara 3D si dhe me sistemet shumë të shpejta Wi-Fi.
Doogee X5 është i qëndrueshëm për funksionet bazë që ofron një smartfon, dhe deri tani ka rekordin si më i liri për punën që ofron.