Paralajmërim!!! Të gjithë ju që keni një Nintendo Switch ose Playstation, mos lexoni artikullin nëqoftëse jeni në mëdyshje për zgjedhjen tuaj.
Vitet e fundit bota e smartphone ka pësuar ndryshime kolosale. Zhvillimet kanë qenë të shumta. Sot kemi mjaft smartphone që janë më të fuqishëm se një pjesë e mirë e kompjuterave që ne kemi në shtëpi. Disa smartphone janë dhe më të fuqishëm se një Playstation4. Smartphonët më të mirë për gaming janë:
1. iPhone x(999$)
Edhe pse mjaft smarphone të rinj android janë lançuar mjaft pas tij, ai sërish mbetet më i fuqishmi. Shpejtësia e procesimit është ajo që e bën Apple kompaninë që vendos rregullat në treg. Ekrani ka vërtet një notch, por ama është mjaft i madh(5.7") në një kohë kur gjendet në një trup të njëjtë me iPhone 8 plus që ka një ekran 5.5". 3GB RAM është e vetmaja pikë e dobët e tij.
2. Samsung Galaxy S9(900$)
Sigurisht që për sa i përket dy vendeve të para nuk ka surpriza. S9 është i krahasueshëm me X për çdo gjë. Ekrani i tij është më i miri në treg dhe CPU mjaft e fuqishme e bën atë cool për gaming. Problemi i tij është softëare, pasi Samsung experience e bën të papëlqyer falë bloatëare të shumtë që përfshin.
3. Razer Phone(800$)
I lançuar nga gamerat për gamerat, ky smrtphone është mjaft i fuqishëm dhe ka ekranin më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë për smartphone. Disavantantazhi i tij është fakti që ka një CPU më të vjetër se konkurentët e tjerë në listë.
4. Oneplus 6(550$+)
I njohur si flagship killer. është një smartphone mjaft i fuqishëm. Kombinimi i pjesëve në këtë model është perfekt, pasi kemi performancë dhe çmim mjaft të mirë. Disavantazhi i këtij modeli është xhami i pasëm. Samsung dhe Apple kanë bërë të njëjtën gjë, por ama Oneplus ka xhamin më të dobët ndër këta të tre. Me një rënie do të bëhet mjaft i shëmtuar nga mbrapa.
5. Xiaomi Black Shark(550$)
I krijuar me të njëjtin ideal si Razer Phone, por ama i pajisur me pjesët më të fundit dhe me një çmim më të ulët. Disavantazhi i tij është pamja ekstravagante dhe ekrani LCD. Padyshimqë ia vlen për lojra, por nuk mund të mbahet në xhep për t'u përdorur në përditshmëri falë pamjes së tij.