INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Smartphonët po bëhen dhe më të shtrenjtë! Ja arsyet se pse

Smartphonët po bëhen dhe më të shtrenjtë! Ja arsyet se pse

Publikuar më: 15:19 06-08-2018

Smartphonët janë pajisjet me rëndësi për ne ditët e sotme. Ata përdoren si pajisje komunikimi, për punë apo për fotografi. Mesatarisht harxhohen diku tek 6 orë në ditë në smartphone, prandaj pa të jeta jonë do të ndryshonte në mënyrë drastike.

Smartphonët po bëhen përherë e më të shtrenjtë. Arsyet janë të shumta, por më poshtë keni më kryesoret:

1. Meqë po kërkohen përherë e më shumë produkte premium kompanitë po përfitojnë pasi sa më i lartë të jetë çmimi aq më i lartë është fitimi.

Instagram Banner

2. Kostoja e memories është rritur ndër vite falë kërkesës më të madhe si nga smartphonët ashtu dhe nga kompjuterat(që shiten më pak po kërkojnë më shumë SSD për gaming)

3. Kina po rritet ekonomikisht prandaj punëtorët paguhen më shumë dhe kjo bën që prodhuesit të marin më shumë nga kompanitë që porosisin si puna e Apple për shembull(Foxconn prodhon iPhone me porosi të Apple që merret me distribucionin)

4. Nuk ka shumë prodhues pjesësh prandaj kemi të bëjmë me një oligopol që cakton çmimet.

5. Rritja e inflacionit është thjesht diçka normale që rrit çmimet përvit. Thjesht lakmia dhe inflacioni janë kombinuar në mënyrë perfekte me industrinë e smartphone.

Për më tepër ja ku keni një tabelë të rritjes së çmimeve:

Capture.JPG

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0037508010864258