INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Smogu vret më shumë se cigaret, raporti rendit shtetet më të rrezikshme në Europë

Smogu vret më shumë se cigaret, raporti rendit shtetet më të rrezikshme në Europë

Publikuar më: 13:57 12-03-2019

Ndotja e ajrit vret më shumë sesa pirja e duhanit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i udhëhequr nga Thoms Muenzel i Universitetit Gutenberg në Gjermani.

Sipas tij cdo vit më shumë se 8.8 milionë njerëz humbin jetën për shkak të ajrit të ndotur.

Ndërsa duhani vret 7.2 milionë njerëz duke shkaktuar sëmundje kardiovaskulare.

Në Europë thuhet në studim vdekjet në vit arrijnë në 790 mijë.

Në Europën Perendimore Italia është shteti që ka më shumë viktima.

Ndërsa një Europën Lindore kushtet e ajrit janë më të rrezikshme. Bullgaria, Kroacia, Rumania, Ukraina janë shtetet që kanë numrin më të lartë të viktimave nga smogu.

Article Logic
Execution time: 0.0027248859405518