Snapchat ka qenë mjaft i përfolur për shumë probleme që ka pasur kohët e fundit. Updatet e tyre skanë qenë dhe aq perfekt me rast dhe fansat nuk kanë toleruar aspak. Sot Snapchat po mbyll një ndër shërbimet e veta më të vjetra.
Snapcash me shumë gjasa është krejt i padëgjuar nga ju dhe me të drejtë në fakt. Ideja fillestare ishte që të krijohej një aplikacion i cili do të përdorej për të bërë blerje të ndryshme online, por ja që bota kishte Paypal dhe askush nuk e përfilli. Sot kompani si Google dhe Apple kanë lançuar shërbime të ngjashme, prandaj mbijetesa në treg u bë dhe më e vështirë.
Snapcash zyrtarisht nuk ekziston më. Snapchat falenderon këdo që e përdori që nga viti 2014 e deri më sot. Me këdo nënkuptohet askush ndoshta.