Tashmë në Snapchat nuk mund të luani vetëm ju. Edhe kafshët mund të bëhen pjesë e filtrave argëtuese.
Rrjeti social bëri me dije se janë publikuar filtrat e para që i kushtohen maceve, aplikacioni mund të njoh fytyrën e një maceje dhe më pas të aktivizohen tiparet.
Snapchat tregoi disa nga filtrat që janë tashmë aktivë duke përfshirë një mace me shkopinj, me piktura por edhe pronarët e maceve që bëjnë selfie me mace që mbajnë syze.
Me siguri të gjithë ju që keni mace do të argëtoheni.
Por ku u gjeni filtrat për kafshën tuaj?
Është shumë e lehtë në të njëjtën mënyrë që veproni edhe për të luajtur me veten tuaj.
Në këtë moment janë në dispozicion tre lente, edhe pse disa përdorues raportojnë se kanë parë vetëm disa prej tyre.
Firma gjithashtu ndryshoi logon e saj me një "mace fantazmë" për të shënuar edhe nisjen e një aventure të re .
Më parë këtë javë, rrjeti social i fokusuar tek të rinjtë, Snapchat njoftoi se po publikonte një propozim të ri të shfaqjeve origjinale të videove .Shfaqjet e zbuluara nën markën Snap Originals përfshijnë një komedi të re, një thriller misterioze që ndjekin yjet në rritje në Laguna Beach të Kalifornisë.
'Snap Originals do të ketë filtrat e tij dhe rrugë të tjera argëtimi të cilat mund t’i ndani edhe me miqtë tuaj”
Snapchat Snap Inc. i bashkohet rivalëve të internetit Facebook, Apple dhe Google në zhvillimin e videove origjinale që mund të shihen në një shumëllojshmëri të pajisjeve.
Snapchat është ndër rrjetet më të njohura por rritja e përdoruesve të tij ka ngecur që nga shitja e aksioneve të publikuara vitin e kaluar, pasi Facebook dhe Instagram filluan të ofrojnë shërbime të ngjashme.