Ditën e djeshme Afërdita Dreshaj ka festuar 31 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, modelja shqiptare ka marrë jo vetëm urime, por edhe dhurata të shumta. I dashuri i saj, Jakub Kindl është kujdesur që kjo ditë të ishte sa më e veçantë për partneren e tij. Ai i ka dhuruar Afërditës një byzylyk nga koleksioni “Love” i markës së njohur Cartier.
Përveç luleve, një dhuratë speciale ishte edhe nga Snapchat i cili dhuroi filtrin e personalizuar për këngëtaren me urimin për ditëlindje. Një ditë vërtet speciale kjo për Afërditën.