INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Snapchat i humb DJ Khaled 80 mijë dollarë...për 3 sekonda!

Snapchat i humb DJ Khaled 80 mijë dollarë...për 3 sekonda!

Publikuar më: 14:53 15-01-2016

Dhe meqë përmendëm më parë DJ Khaled dhe gjërat e mëdha, duhet thënë se mjaft e madhe ka qenë shuma e parave që ky i fundit ka humbur për shkak të një veprimi të nxituar dhe jo të zgjuar.

Më konkretisht DJ në fjalë ka humbur nga llogaria e tij plot 80 mijë dollarë, pasi ka postuar në Snapchat kartën e tij të kreditit American Express. Një ndjekës symprehtë ka arritur të dëshifrojë numrin e saj, dhe ka filuar të bëjë blerje. Fatmirësisht për DJ Khaled, ai e ka zbuluar këtë gjë para se shpenzimet të arrin shifra më të larta, ndërsa fatkeqësisht për "hajdutin" në fjalë të gjitha blerjet janë të gjurmueshme dhe atë e pret burgu. Gjithsesi mesazhi mbetet ai i përhershmi: Kujdes çfarë postoni në rrjetet sociale!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547