Pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të Prince, nuk ka vonuar shumë edhe një "filter" i ri nga ana e Snapchat.
Aplikacioni, tashmë i njohur në mbarë botën, ka bërë të mundur orët e vona të ditës së djeshme një filter të inspiruar nga hiti "Purple Rain" i cili i mundëson përdoruesve të tij që te fotot e tyre t’i shoqërojnë me disa pika shiu ngjyrë lejla. Por kësaj here, ndryshe nga veshët e qenushit apo lulet në kokë, ky efekt mund të aplikohet dhe të zgjidhet vetëm pasi ke bërë foton. Ndërkohë pavarësisht dëshirës së mirë të Snapchat për të nderuar në një fare forme Prince, fansat e këngëtarit nuk janë shprehur aq entuziast ndaj 'filtrit' të ri, ndoshta edhe për shkak të debatit të një dite më parë rreth atij të Bob Marley-t i cili mosrespektonte figurën e artistit!