INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Snapchat përdhos figurën e Bob Marley

Snapchat përdhos figurën e Bob Marley

Publikuar më: 13:04 21-04-2016

Nuk ka kaluar pa debate data 20 prill, e njohur si një festë e përvitshme, jo zyrtare, për të gjithë përdoruesit e kanabis.

Kjo ka ndodhur për shkak të një 'filter-i' të nxjerrë dje në Snapchat, i cili i mundësonte përdoruesve të tij të dukeshin si Bob Marley. Një lëvizje që fansat e artistit të ndjerë xhamajkan, e kanë konsideruar më tepër si një ofendim për figurën e këtij të fundit me justifikimin se ai ishte më shumë se thjesht një konsumues i kanabis. Ndërkohë nga ana tjetër një përfaqësues i Snapchat ka siguruar për Huffington Post se nuk ishte ky qëllimi i këtij 'filtri'. Përkundrazi ai kishte qëllimi të promovonte më tepër vlerësimin e njerëzve për muzikën e Marley-t, pa harruar faktin se është konsultuar më parë me përfaqësuesit ligjorë të artistit. Sa keq që fansat e vërtetë nuk e mendojnë kështu!

Article Logic
Execution time: 0.002065896987915