INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Snoop Dog kundër Schwarzenegger: Ti plehrë raciste!

Snoop Dog kundër Schwarzenegger: Ti plehrë raciste!

Publikuar më: 14:00 13-04-2016
Snoop Dog e quan racist ish governatorin e Kalifornisë, Arnold Schvawrzeneker.
Në një seri thirrjesh fyese, në disa video të postuara në Instagram, ai ka ofenduar Schwarzeneker-in pasi ky i fundit ka lejuar lirimin e Esteban Nunez , një vrasës me të atin e të cilit ka punuar nga afër gjatë qëndrimit të tij si guvernator , në  Los Angeles. Nunez, djali i ish-kryetarit të Kuvendit Fabian Nunez, u dënua me 16 vjet burg për plagosjen për vdekje të një shoku të shkollës, në vitin 2010.
 
 
Në ditët e fundit si guvernator i Kalifornisë, Schwarzeneger, ia shkurtoi dënimin Nunez-it me 10 vjet. Pas uljes së dënimit për sjellje të mirë, 27 vjeçari u lirua të dielën e 10 prillit, duke qëndruar pas hekurave më pak se 6 vjet. Sapo mësoi lajmin për lirimin e Nunez, Snoop ka mbetur i zhgënjyer dhe e ka “goditur” politikanin me një gjuhë të rëndë. Shikoni këtë copë m…!  Si mund ta lejoni atë të dalë nga burgu”, ka thënë  Snoop Dog i irrituar së tepërmi nga veprimi i ish guvernatorit. Në kuadër të kësaj cështjeje ai risolli rastin e Tookie Williams, ish kriminel për të cilin Schvawrzeneger nuk ka bërë asnjë lëshim.
 
E gjithë kjo ka qenë e padrejtë dhe e papranueshme për Snoop Dog.  “Si mund të nxjerrësh këtë  djalë nga burgu ndërkohë që ke vendosur të vrasësh Tookie Williams? Vetëm sepse babai i tij është miku yt?”   ka thënë reperi përpara se ta quante ish governatorin “B**ch” dhë të shprehej se nuk e duronte dot. 
Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277