Snoop Dog ka fjalët më të mira për Prince dhe thotë se këngëtari i famshëm i ka mësuar atij disa gjëra.
“Muzikalisht, vizualisht, sexualisht, Prince ishte më i miri në fushën e tij” , tregoi rreperi për revistën People. “Ai më tregoi si të joshja një femër; më thoshte bëj muzikë që t’i bëjë femrat të ndihen mirë dhe të jenë nxitëse edhe për meshkujt gjithashtu". "Ai qëndroi në koherencë me anën e tij femërore duke qëndruar mashkull. Kishte gjithmonë një ose dy nga vajzat më të mira në krah të tij” ka thënë ai. Snoop ka vijuar duke thënë se Prince kishte qenë gjithashtu i pari që i kishte mësuar se çfarë do të thoshte: “ménage à trois” ( marrëdhënie me 3 partnerë).“Ndonjëherë ai as nuk bënte dashuri me një femër. Ai bënte dashuri me mendjen e tyre, pa e prekur fare trupin e tyre. Unë kam pak nga ai kudo që shkoj” e ka mbyllur reperi rrëfimin e tij interesant.