INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Socialistët do e heqin por ja çfarë bën Voltana Ademi në ditën e fundit në zyrë

Socialistët do e heqin por ja çfarë bën Voltana Ademi në ditën e fundit në zyrë

Publikuar më: 10:31 19-08-2019

Sot do të jetë dita e fundit e Voltana Ademit në zyrën e kryebashkiakes së Shkodrës. Por edhe pse aktualisht është duke u konstituar Këshilli Bashkiak i Shkodrës ku do zgjdihen nënkryetarët dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Ademi vijon punën normalisht.

Sot nga zyra e kryebashkiakes Ademi është bërë njoftimi mbi përfundimin e punimeve në Rrugën e Varrezave të fshati Mali Hebaj në Njësinë Administrative Berdicë. “Hedhja e shtresave asfaltike, do të pasohet me sinjalitikën vertikale dhe horizontale, ashtu siç e parashikon projekti. Kjo rrugë është ndërtuar krejtësisht e re sepse nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër me vlerë 10.2 milionë lekë të reja dhe realizon një premtim për banorët e Mali Hebaj por edhe prioritet të përcaktuar nga vetë ata”, njoftohet nga zyra e Voltana Ademit. 

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332