INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Socialistët e Dibrës i bashkohen PD-së. Arsyeja!?

Socialistët e Dibrës i bashkohen PD-së. Arsyeja!?

Publikuar më: 12:24 05-09-2016

Nga Dibra ka ardhur një sinjal i fortë për Kryeministrin Edi Rama. Janë anëtarë të Partisë Socialiste të këtij qyteti, të cilët kanë vendosur që të braktisin partinë e tyre, e për një arsyeje të fortë, ndihen të tradhëtuar. Rreth 200 socialistë dibranë kanë vendosur ti bashkohen opozitës së djathtë, duke grisur në mënyrë simbolike teserat e tyre. Vendimi është bërë i ditur në një takim  të organizuar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha.
“Edi Rama i ka harruar socialistët, ata enden rrugëve të papunë, pa bukë, ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish” janë shprehur ata.
Por këta nuk janë të vetmit socialistë që duan që ti bashkohen opozitës, tha kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha.
Lulzim Basha:
“Sot na bashkon një hall i madh që ka kapur jo vetëm degën e socialistëve të Dibrës por anembanë Shqipërisë. Sepse një grusht njerëzish, jo socialistët, vendosin kush do punësohet, kush merr tendera, kush merr pasuritë e shqiptarëve. Qindra socialistë na kanë çuar mesazhe, ku na bëjnë me dije se do të bashkohen si shqiptarë rreth kandidaturës së Sherefedin Shehut për ti dhënë Dibrës menaxherin e duhur dhe për të mos e lënë në dorë të bandave. Politika që e trajton Shqipërinë si plaçkë për ta ndarë me një grusht banditësh dhe kriminelësh nuk është rruga e shqiptarëve.
Sot ju zgjodhët të mos heshtni, por të flisni me zë të lartë për t’iu bashkuar një kauze të drejtë që nuk është e majtë as e djathtë, por është kauza për kthimin e Dibrës dibranëve dhe kjo me kryebashkiak Sherefedin Shehun”.

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557