INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Socialistët protestë para PS-së, Blushi i mbështet

Socialistët protestë para PS-së, Blushi i mbështet

Publikuar më: 13:42 25-01-2016

Pakënaqësitë e para ndaj qeverisjes së Edi Ramës, brenda radhëve të socialistëve janë bërë sot publike. Një grup anëtarësh të Partisë Socialiste kanë protestuar këtë të hënë përpara selisë rozë në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj kryetarit Edi Rama. Sipas tyre, ai e ka kthyer partinë në një çiflig të tij dhe nuk shqetësohet për fatin e socialistëve të thjeshtë.

Ne sloganin "socialistë çohuni", anëtarët e partisë socialiste kanë kundërshtuar qëndrimin e kryetarit të partisë ndaj socialistëve të thjeshtë.

Por jo vetëm kaq. Socialistët kanë shkuar edhe më tej kur kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në parti, ndërsa zgjedhja e kryetarit është domosdoshmëri për ta.

BLUSHI: MBËSHTES PROTESTËN

Të njëjtin qëndrim me protestuesit socialiste, deputeti Ben Blushi ka mbështetur kërkesën e tyre për mbajtjne e zgjehdjeve në parti. Menjëherë pas mbledhjes së grupit kuvendor socialist Ben Blushi deklaroi:

“Ka që në 2009 që nuk ka zgjedhje në PS. Edhe karnavalet e kanë një datë, ky Kongresi i PS u bë si kometë, nuk dihet kur do bëjë mbledhje. PS është në një moment kritik sot, koalicioni jonë nuk është më stabël, është e domosdoshme të ketë zgjedhje për kryetarin e partisë. Kryetari i PS është ndoshta i vetmi kryetar që ka një mandat 7-vjeçar”

Article Logic
Execution time: 0.0028791427612305