INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Socialistët thirrje Partisë Demokratike

Socialistët thirrje Partisë Demokratike

Publikuar më: 14:38 23-01-2017

Bashkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë opozitës që të bëhet pjesë e punës së komisionit për reformën zgjedhore. Ndërsa vendin e ndajnë më pak se 5 muaj nga mbajtja e zgjehdjeve të përgjithshme, për mazhorancën është e domosdoshme që të impelemntohen rekomandimet e OSBE ODIHR.
Këto qëndrime zoti Balla i lëshoi në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Balla tha se duhet të bëhen ndryshimet e nevojshme në ligjin për partitë politike sa i takon transparencës gjatë fushatës zgjedhore, për mënyrën e financimit.
Taulant Balla:
“T’i rikthehemi punës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pasi kemi çështje të tjera shumë të rëndësishme që duhen adresuar. Duhet të theksoja edhe njëherë rëndësinë që ka që të paraqesin ndryshimet në ligjet për partitë politike lidhur me transparencën e financimit, dhe transparencën e fushatave zgjedhore.
Duhet të përgatitemi për amendamentin që duhet bërë në ligjin për partitë politike, dhe ndaj është e rëndësishëm që të kthehen në komision kolegët e PD, në mënyrë që të bëhen ndryshimet e nevojshme. Kjo edhe përsa i përket diskutimeve edhe ndryshimeve në Kodin Penal, sa i takon korrupsionit gjatë fushatës zgjedhore. Duhet të jemi të gjithë bashkë për të konkluduar për çështjet që fola më lart, pasi kanë të bëjnë me standardin e zgjedhjeve në vend”.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729