Për asnjë moment nuk mund të dyshojmë se Sofia Richie ka shumë arsyer për të dashuruar Justin Bieber, por në një intervistë të re, ajo na i ka servirur në pjatë gjithçka në lidhje se çfarë ajo realisht pëlqen rreth tij.
“Ne kemi një marrëdhenie speciale”, u shpreh Sofia për Billboard. “Është shumë e lehtë për të biseduar me Justin, dhe është vështirë të gjesh njerëzi të tillë në Los Angeles”. 18 vjeçarja e cila zuri kopërtinën e Billboard, tha gjithashtu se i ati, Lionel Richie, është duke u përpjekur ta shtyjë atë drejt muzikës, por asaj nuk i pëlqen kjo. Për fat të keq, çifti ndoshta duhet të kalojnë disa kohë të ndarë nga njëri-tjetri, pasi Sofia është në Neë York për javën e modës, ku bëri debutimin e saj në sezonin e katërt të Yeezy, ndërsa Bieber është i angazhuar me turin e tij muzikor “Purpose”.