INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sofia Vergara hedh kompaninë kozmetike në gjyq: Fytyra ime kushton 15 milionë dollarë!

Sofia Vergara hedh kompaninë kozmetike në gjyq: Fytyra ime kushton 15 milionë dollarë!

Publikuar më: 14:52 26-01-2016

Sofia Vergara është përdorur dhe abuzuar nga një kompani kozmetike, të paktën kështu thotë akuza që ajo ka paraqitur.

Kompania Venus Concept mesa duket ka shfrytëzuar imazhin e aktores bukuroshe për të bërë publicitet, pa i dhënë as edhe një qindarkë. Gjithçka filloi me një postim Instagrami, ku Vergara po merrte trajtim bukurie, pa përmendur emrin e kompanisë. Foto kjo e cila u shfrytëzua më vonë nga Venus Concept për t’i bërë marketing vetes. Artistja latine thotë që për këtë lloj reklame ajo paguhet minimalisht 15 milionë euro dhe është pikërisht kjo shuma nga ku do fillojë pretendimi i saj financiar. Të tjera mbeten për t’u parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053