Vazhdon lufta mes Sofia Vergara dhe ish të fejuarit të saj, por këtë herë një shkallë më lart.
Në kohën që ata ishin të lidhur gjatë vitit 2013, Vergara dhe Nick Leob vendosën të mbanin të ngrirë dy embrione të cilët në të ardhmen do të ishin fëmijët e tyre. Megjithatë në 2014 ata u ndanë dhe tashmë ka lindur një luftë mes aktores seksi dhe ish të fejuarit të saj për vezët e fertilizuara. Sipas Leob këto embrione kanë të drejtën të jetojnë, madje ai i ka pagëzuar me emrat Emma dhe Isabella. Për më tepër ai ka ngritur padi ndaj bukuroshes 44-vjeçare, mbi të drejtën e tyre për të jetuar si dhe të trashëgojnë një shumë parash që iu takon pas ndarjes së tyre. Megjithatë gjatë kohës që ata ishin bashkë, nënshkruan një kontratë ku asnjë nga palët nuk do t’i përdorte këta embrionë pa miratimin e tjetrit.
Ylli i serialit Modern Family, që tashmë është e martuar me aktorin Joe Manganielo, është shprehur në të kalurën se fëmijët kanë nevojë për një familje të shëndetshme dhe jo dy prindër që urrejnë njëri-tjetrin.
Sofia Vergara dhe Nick Leob
Sofia Vergara dhe Joe Manganiello