INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Softueri që identifikon fytyrat e maskuara. Do të përdoret për identifikimin e kriminelëve [VIDEO]

Publikuar më: 14:52 07-09-2017

Një sistem i njohjes së fytyrës mund të identifikojë dikë edhe nëse e ka të mbuluar fytyrën. Sistemi i identifikimit të fytyrës së maskuar (DFI) përdor një rrjet AI për të përcaktuar pikat e fytyrës dhe zbulon identitetin e njerëzve. Kjo mund të ndihmojë në identifikimin e kriminelëve, protestuesve apo kujtdo që fsheh identitetin e tyre duke u mbuluar me maska, shalle ose syze dielli. Programi gjithashtu mund ti jap fund anonimitetit publik, duke shkaktuar shqetësime për privatësinë  tek akademikët, të cilët e kanë etiketuar sistemin si  'autoritar'. Kjo është shumë interesante për zbatimin e ligjit dhe për organizatat e të tjera që duan të kapin kriminelët ", thanë studiuesit. Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve botoi studimin duke u shprehur se  'Aplikimet e mundshme janë përtej imagjinatës'. DFI përdor një rrjetë të thellë të të mësuarit nervor AI që ekipi e ka trajnuar duke e ushqyer me imazhet e njerëzve që përdorin një shumëllojshmëri maskimesh për të mbuluar fytyrat e tyre. Imazhet kishin një përzierje të sfondeve komplekse dhe të thjeshta për të sfiduar sistemin AL në një sërë skenarësh. Sistemi  identifikon njerëzit duke matur distancat dhe këndet mes 14 pikave të fytyrës - dhjetë për sytë, tre për buzët dhe një për hundën.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492