INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sokol Balla: Ajo që po i ndodh Fatmir Xhafës, ndoshta është prova më e fortë që vettingu është gabim në Shqipëri

Sokol Balla: Ajo që po i ndodh Fatmir Xhafës, ndoshta është prova më e fortë që vettingu është gabim në Shqipëri

Publikuar më: 17:11 15-05-2018

Që prej ditës së djeshme, Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, është vënë në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve për shkak të një video skandali që Partia Demokratike, bëri publike.

A duhet të japë dorëheqjen Fatmir Xhafaj? Një pyetje që është diskutuar gjerësisht nga mediat. Ndërsa për opozitën shkarkimi i Xhafës është mënyra e vetme për të qetësuar situatën kautike që është krijuar pas publikimit të këtij video skandali.

Në emisionin më të ri radiofonik në IN Radio 105.7, ‘Sokol Balla Live’, gazetari i njohur ka folur dhe ka analizuar zhvillimet e fundit nga aktualiteti. Një vëmendje të veçantë i kushtoi akuzave të opozitës për Ministrin e Brendshëm Xhafaj, ku dhe tha se kjo që po i ndodh ministrit është një lloj “karme”.

Sipas gazetarit kur vjen puna tek pushteti politik, tek paratë publike dhe tek fondet, përgjegjësia duhet të jetë më e lartë dhe ndoshta ajo që po i ndodh Fatmir Xhafës, është një karmë që po i kthehet atij, për shkak të Vettingut që ai nisi në polici.

“Nuk mund t’ju kërkosh, paratë e makinës Golf 2, të blerë në vitin 1993 një polici, ndërkohë që vëllai yt është dënuar për trafik droge dhe ti je Ministër i Brendshëm, gjithashtu nuk mund të kërkohet vetting gjykatësve, pa i kërkuar vetting edhe politikanëve”, është shprehur Sokol Balla.

Gazetari është shprehur se ajo që po i ndodh Fatmir Xhafës, ndoshta është prova më e fortë që vettingu është gabim në një vend të vogël si Shqipëria, ku të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin.

“Përgjegjësia më së pari duhet të jetë personale dhe mesa shoh unë, përgjegjësia personale e Fatmir Xhafës, si janë gjërat në këto momente, është zero”, është shprehur gazetari i njohur.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959