Gazetari i njohur Sokol Balla ka nisur aventurën e re radiofonike në IN Radio 105.7. I ftuar në programin e moderatorit Ermal Peçi ‘Një kat më lart’ ai foli jo vetëm për pasionin e hershëm ndaj mikrofonit të radios por edhe për tatuazhet.
Të gjithë jane suprizuar nga fotot e publikuara në Instagram ku shikon tatuazhet e tij për të cilat Sokoli thotë:
‘Ka qenë një dëshirë e imja shumë e vjetër. Çdo gjë ka kohën e vet. Miku im Spartak Ngjela thotë ‘tiranasit çmenden pas moshës 40 vjeç’. Me shaka po e pranoj. Ato s’janë më tabu, janë një trend që as unë nuk i shpëtova dot’.
Ermali i thotë Sokolit se me tatuazhe duket shumë IN teksa ai shton së në përditshmëri, tatuazhet kanë ngjallur habi tek njerëzit pranë tij, por i pranon komentet përdersa zgjedhjet bëhën publike. Çilat janë ato? Përse në ekran nuk i shfaq? Zbuloni më shumë pas minutës së 2-të të videos nga ‘Një kat më lart’.