Pas shkarkimit si drejtor i Informacionit në Top Channel duket se Sokol Balla nuk do ta vazhdojë më emisionin e tij "Top Story".
Sipas burimeve për Gazetën Shqiptare, gazetari Sokol Balla është parë në ambientet e Vizion Plus dhe sipas burimeve thuhet se drejtuesi i Top Story është takuar me drejtuesit e televizionit Vizion Plus dhe gjithashtu burimet konfirmojnë se palët po i vazhdojnë diskutimet.
Saktësisht nuk dihet ende se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e Vizion Plus.
Gazeta Shqiptare kontaktoi drejtpërdrejt me gazetarin dhe ai na tha se nuk kishte asnjë koment.
Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në Top Channel, duke u fokusuar vetëm tek emisioni Top Story.