Prej disa ditësh është aluduar për një largim të mundshëm të Sokol Ballës nga Top Channel dhe vetëm mbrëmjen e sotme është bërë gjithcka zyrtare. Vetë drejtuesi i emisionit Top Story e ka konfirmuar publikisht se nuk do të jetë më pjesë e Top Channel.
Me anë të një statusi në llogarinë e tij në Twitter Balla shkruan ndër të tjera: Në këtë fund 2017 dua të uroj së pari kolegët e mi të @topchanneltv me të cilët bashkëpunova më shumë se 12 vjet të paharruar.