INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sokol Dervishaj inspekton aksin Vlorë-Sarandë: Rrugët asnjë moment të bllokuara [FOTO]

Sokol Dervishaj inspekton aksin Vlorë-Sarandë: Rrugët asnjë moment të bllokuara [FOTO]

Publikuar më: 18:25 11-01-2017

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka inspektuar sot gjendjen e kalueshmerise ne aksin Vlorë-Sarandë. Ministri Dervishaj nga Llogaraja, u shpreh se i gjithë aksi është i kalueshëm, dhe pavarësisht motit të diteve të fundit ky aks nuk ka problem.

“Ka pasur disa problem por reaguam në kohë dhe ky aks rrugor është i kalueshëm normalisht. Të gjithë akset kombëtare të Jugut nuk kanë problem falë ndërhyrjes në kohë. Jemi në gadishmëri maksimale për të përballuar këto situata, dhe ministria dhe drejtoritë, u kemi bërë thirrje firmave për masa shtesë. Edhe aksi Sarandë-Gjirokastër është i kalueshëm për të gjithë mjetet. E kemi përballuar mirë situatën, falë angazhimit maksimal por edhe falë bashkëpunimit me policinë rrugore, emergjencat dhe instancat e tjera”, u shpreh ministri Dervishaj. 

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043