INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sokol Dervishaj: Rrugët asnjë moment të bllokuara [FOTO]

Sokol Dervishaj: Rrugët asnjë moment të bllokuara [FOTO]

Publikuar më: 12:20 08-01-2017

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar disa inspektime për të parë nga afër situatën e kalueshmërisë në zonën e Pukës.

Ndalesa e parë e Ministrit Dervishaj ishte një aksin Shkodër-Pukë, ku tha se ky aks është i hapur dhe nuk paraqet probleme pavërësisht situatës se krijuar nga rreshjet e dëndura të dëborës dhe temperaturave që shkojnë deri në -20.

Ministri Dervishaj vijoi bashkë me deputetin Pjerin Ndreu, inspektimin e gjëndjes sw kalueshmërisë dhe ndërhyrjen e firmave kontraktorë në aksin Pukë-Tropojë, Qafa e Malit.

Ministri tha se është ndërhyrë dhe janë marrë masat e domosdoshme, çfarë ka bërë që rruga të mos jetë jetë e bllokuar në asnjë moment.

"Janë marrë të gjitha masat e duhura, dhe aktualisht nuk kemi asnjë aks kombëtar të bllokuar. Ministria në bashkëpunim me institucione të tjera, si policia e shtetit, ushtria, emergjencat dhe pushteti lokal, kanë marrë masat dhe reaguan në kohë. Aktualisht situata nuk është më problematike dhe po shkon drejt përmirësimit, por të mos harrojmë se jemi në kushte dimri, dhe sidomos drejtuesit mjeteve në disa zona duhet të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë dhe goma dimri për automjetet. Në lidhje me disa kritika ndaj firmave të mirëmbajtjes, ne si Ministria e Transportit në përfundim të kësaj situate do të zhvillojmë një vlerësim të detajuar për mënyrën se si u përballua situata jo vetëm në transpotin rrugor, por edhe në atë detar dhe të aviacionit civil. Por ajo që konstatoj dhe nga terreni firmat kanë reaguar duke pastruar borën dhe hedhur sasi të mëdha kripe ne rrugë. S'duhet të harrojmë se probleme me motin ka edhe në rajon dhe shtete të zhvilluara të Europës, prandaj është e rëndësishme që shteti të reagojë me masa, por edhe drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm".

PicMonkey_Collage.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545