INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sollaku: Vendimin për Roshin nuk e merr KQZ por Kushtetuesja

Sollaku: Vendimin për Roshin nuk e merr KQZ por Kushtetuesja

Publikuar më: 12:23 27-12-2016

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprejen e mandatit të tre zyrtarë të lartë, avokati I Elvis Roshit thotë se organi I akuzës nuk ka bërë një hetim të thelluar për rastin konkret. Ndërkohë Sollaku thkeson se pavarësisht shqyrtimit e vendimit të KQZ, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë mbi ligjshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Kavajës.
Theodhori Sollaku:
“Nuk është bërë asnjë hetim i thelluar. Nuk kemi asnjë përgjigje të letërporosive. Merrni vendim për revokimin e  vendimit që i drejtonit Prokurorisë së Përgjithshme. Detyra e KQZ është vetëm konstatimi sepse kryetarët e bashkive shkarkohen nga Këshilli i Ministrave. Kompentencën nëse duhet të vijojë ose jo detyrën klienti im e ka në dorë Gjykata Kushtetuese”

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771