INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Son fiton Lojërat Aziatike dhe nuk do bëjë ushtri në Korenë e Jugut

Son fiton Lojërat Aziatike dhe nuk do bëjë ushtri në Korenë e Jugut

Publikuar më: 16:01 01-09-2018

Son-Heug-min i Tottenham do të shmangë shërbimin ushtarak për Korenë e Jugut pasi arriti të ndihmonte vendin e tij të mposhte Japoninë në finalen e Lojërave Aziatike. Një medalje ari në këtë kompeticion, bashkë me një podium në Olimpiadë, është mënyra e vetme automatike për një futbollist të Koresë së Jugut për të shmangur ushtrinë.

Ndeshja ndaj Japonisë shkoi me kohë shtesë përpara se Lee Seungwoo dhe Hwang Hee Chan kaluan në avantazh të dyfishtë Korenë. Son nuk e ka kryer shërbimin dyvjeçar ushtarak dhe pritej të thirrej nga vendi i tij pasi nuk kishte arritur të fitonte një finale.

Por fitorja në finale i dha të gjithë skuadrës mundësinë për të refuzuar shërbimin ushtarak. Tani Son mund të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham, aty ku korrikun e kaluar firmosi një kontratë pesëvjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248