INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazh, shumica e amerikanëve vlerësojnë Trump për ecurinë e ekonomisë

Sondazh, shumica e amerikanëve vlerësojnë Trump për ecurinë e ekonomisë

Publikuar më: 15:59 19-03-2019

CNN ka publikuar rezultatet e një sondazhi që tregon se shumica e amerikanëve besojnë se ekonomia në SHBA po ecën mirë gjatë presidencës së Donald Trump.

Më konkretisht: 71% e amerikanëve besojnë se ekonomia është në gjendje të mirë dhe vetëm 27% e cilësojnë si të varfër gjendjen ekonomike. CNN raporton se kjo shifër është më e larta që nga shkurti 2001 dhe më e mira e presidencës së Trumpit.
Sondazhi tregon se përkrahja e përgjithshme për Trump është 42%, më e larta e regjistruar në sondazhe që nga gushti 2018. 51% nuk e miratojnë dhe 8% nuk kanë ndonjë opinion.
Anketimi i CNN u krye nga data 14-17 mars me pjesëmarrjen e 1003 të rriturve të zgjedhur rastësisht.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109