INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazhet, Clinton udhëheq ndaj Trump

Sondazhet, Clinton udhëheq ndaj Trump

Publikuar më: 08:21 28-06-2016

Sipas sondazhit të parë të kryer nga “Uashington Post” dhe “ABC News”, ish-Zonja e Parë udhëheq me 12 pikë ndaj Donald Trump, në përqindje, 51 ndaj 39%. Ndërsa sondazhi i “Uoll Street Journal” dhe “NBC News” sugjeron se Clinton udhëheq me vetëm 5 pikë, ose 46% ndaj 41% të miliarderit njujorkez.

Donald Trump vjen nga një faze e vështirë e fushatës, ku përfshihet shkarkimi i manaxherit të saj Kori Levandovski, grumbullimi i dobët i fondeve dhe sulmet nga brenda partisë. Avantazhi prej 12 pikësh i Clinton sugjeron se këto çështje e kanë dëmtuar shumë, por në sondazhin e dytë që tregon një diferencë prej 5 pikësh, sugjerohet se Trump ia ka dalë mjaft mirë pas këtyre probleme.

Në përgjithësi, sondazhet tregojnë se Clinton ka avantazh të theksuar mes femrave dhe sidomos minoriteteve. Ndërsa Trump preferohet nga votuesit e bardhë dhe të pavarurit. Megjithëse të dy sondazhet japin Clinton në avantazh, analistë të shumtë mendojnë se është ende herët për të treguar me gisht fituesin.

Hillary Clinton dhe Donald Trump, pavarësisht se kanë siguruar numrat e duhur, ende nuk kanë marrë emërimin zyrtar si kandidatë presidencialë nga partitë respektive dhe beteja e vërtetë di të nisë pas këtij formalizimi, sidomos me zhvillimin e debateve televizive mes dy pretendentëve për Shtëpinë e Bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098