Hillary Clinton shkëputet nga Donald Trump me tetë pikë. Kështu rezulton nga sondazhi i fundit i televizionit amerikan CNN, sipas të cilit kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, ka në favor 47% të zgjedhësve kundrejt 39% të miliarderit.
Shifrat, që mbajnë të larta mesataren e katër sondazheve të fundit në nivelk kombëtar, është njoftuar pak pas publikimit të videos së Trump-it, i cili komentonte në mënyrë fyese kundër grave.