INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazhi i KE, shqiptarët ankohen për cilësi të ulët jete! Po a jemi të lumtur?

Sondazhi i KE, shqiptarët ankohen për cilësi të ulët jete! Po a jemi të lumtur?

Publikuar më: 08:34 16-05-2018

Sondazhi për “Cilësinë e Jetës në Europë” i publikuar nga Komisioni Europian, rendit shqiptarët si shtetasit, që kanë cilësi të ulët jete dhe për pasojë janë dhe më të palumturit në Europë. Shqipëtarët sipas sondazhit kanë një opinion shumë të dobët për cilësinë e edukimit dhe standardet e jetesës, por optimizmi për të ardhmen nuk iu mungon.

Një nga pyetjet ishte sa të kënaqur jeni ju me jetën tuaj ditët e sotme dhe vlente për të gjitha moshat dhe gjinitë. E rezultoi që për këtë çështje, Shqipëria ka një mesatare prej 4.9 pikë, që është më e ulëta në Europë. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia me 5.1 pikë, Greqia me 5.3 pikë dhe Bullgaria me 5.6 pikë.
Nga rajoni, më të kënaqur me jetën janë serbët dhe malazezët, me nga 6.3 pikë secili. Shtetet që marrin pikët më të larta janë Danimarka, Finlanda dhe Suedia.
Po dhe për edukimin, Shqipëria ka gjithashtu vlerësimin më të ulët, me 5.8 pikë dhe pas saj vjen Turqia, me 6 pikë dhe Maqedonia me 6.1 pikë.
Gjithashtu shqiptarët mbajnë rekord për vështirësitë që hasin për të zgjidhur problemet e tyre. 57% e tyre kanë pohuar se kanë vështirësi për të zgjidhur probleme të rëndësishme që u dalin gjatë jetës. Përqindja e dytë më e lartë është ajo e maqedonaseve dhe grekëve, me 38%.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338