Lëvizja Socialiste për Integrim ka renditur qytetet ku është e sigurtë që do të jetë e para në zgjedhjet e qershorit. Ndërkohë që ka shpalosur të njëjtën ambicie edhe për disa qarqe të tjera,
Luan Rama:
“Lëvizjes Socialiste për Integrim është disa herë më e madhe, referuar të gjitha rezultateve të mëparshme që ajo ka arritur.
Ne luftojmë përballë PS-së për vendin e parë në Tiranë, luftojmë përballë PS-së për vendin e parë në Durrës, për vendin e parë në Elbasan, për vendin e parë në Fier. Ndërkohë që jemi absolutisht të parët në qarkun e Beratit dhe në qarkun e Gjirokastrës
Më lejoni të ruaj fokusin e vëmendjes, të angazhimit dhe të të gjithë impenjimit maksimal të anëtarëve, simpatizantëve dhe të qytetarëve që votojnë, mbështesin dhe shohin te Lëvizja Socialiste për Integrim drejtimin e ri të qeverisë dhe të mos humbas as kohën tuaj të çmuar, as kohën time, duke u marrë me ata që luftojnë për vendin e tretë’.