INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sondazhi për rrjetet sociale. Listën e përdoruesve e udhëheq Facebook [VIDEO]

Publikuar më: 15:13 22-06-2017

Një sondazh i kryer për përdorimin e rrjeteve sociale në botë ka treguar se  Facebook udhëheq listën  dhe se WhatsApp është rritur duke u renditur në vendin e tretë.  Duke ju referuar të dhënave, të nxjerra nga përqindja e njerëzve që përdorin çdo shërbim të paktën një herë në javë rezultoi se Facebook mbetet media sociale më popullore. Shërbimet e mesazheve të facebook  dhe përhapjet e  lajmeve janë shumë popullore në të gjitha vendet.  Ndërkohë në Japoni ka dominuar YouTube i cili zë dhe vendin e dytë në renditje për përdorim. Në Korenë e Jugut  kryesimin e merr  rrjeti social Kakao Talk.   Përdorimi i whatsup është rritur.  Sipas raportit, WhatsApp është tani shërbimi i dytë më i popullarizuar social për lajme në nëntë nga 36 vende, dhe platforma e tretë më e popullarizuar në një pesë vende më tej. Studimi është kryer nga Instituti Reuters për studimin e Gazetarisë dhe mbuloi 34 vende në Evropë, Amerikë dhe Azi, përveç Tajvan dhe Hong Kong.  Një total prej 71.805 njerëzve u morën në pyetje nga YouGov në janar dhe shkurt duke gjeneruar këto të dhëna. Studimi u sponsorizua nga BBC dhe Google ndër të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0032467842102051