INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazhi tregon të dhëna alarmante/ Shqiptarët gati të ‘’braktisin’’ vendin, marrin borxh për nevojat bazike

Sondazhi tregon të dhëna alarmante/ Shqiptarët gati të ‘’braktisin’’ vendin, marrin borxh për nevojat bazike

Publikuar më: 20:43 15-02-2019

Për shqiptarët papunësia është shqetësimi kryesor, ndërsa pas tij vijnë korrupsioni dhe besimi i ulët te politika. Këto janë të dhënat e sondazhit të zhvilluar nga Qëndra Shqiptare për Qeverisje të Mirë.Sondazhi u zhvillua në 18 qytete të Shqipërisë, ku morën pjesë 5600 persona. Ata shprehën gadishmërinë e tyre për t’u larguar nga vendi, si pasojë e kushteve të vështira ekonomike, shkruan Zëri i Amerikës.

Për personat e moshës 20-45 vjeç, shqetësimi më i madh është papunësia dhe mungesa e prespektivës për t’u punësuar. Në dy anketat e zhvilluara në qërshor dhe dhjetor të vitit të kaluar, rezultoi se afro 60% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia është përkeqësuar, 30% mendojnë se është njësoj, ndërsa pjesa e mbetur se situata është përmirësuar.

Sipas sondazhit, papunësia dhe moszhvillimi ekonomik ndikuan te niveli i përgjithshëm i të ardhurave familajre. Rreth 58% e qytetarëve phojnë se nuk arrijnë të kursejnë asgjë, por paguajnë detyrimet e përditshme.

Ndërkohë në pjesën e dytë të vitit, bazuar në sondazh, është rritur numri i borxheve dhe kredive, për të plotësuar nevojat bazike. Përsa i përket korrupsionit, rreth 50% e qytetarëve u shprehën se nuk po luftohet, 18% pohuan të kundërtën dhe 31% e cilësuan si propagandë.

Largimi nga vendi mbetet një problem gjithashtu. Rreth 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për t’u larguar, ndërsa 20% të tjera kanë në plan ta bëjnë një gjë të tillë. Për vetingun në politikë, 94.52% e të pyeturve thanë se duhet bërë, ashtu siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetëm 5.48% thanë jo.

Sipas autorëve të studimit, këto të dhëna tregojnë se ka një koalicion të gjerë qytetar, të cilët kërkojnë pastrimin e politikës nga krimi dhe bëjnë apel që pandëshkueshmëria të marrë fund.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502