Soni Malaj numëron shumë vite në skenë dhe kjo ka bërë që të kuptojë më së miri se të jesh pjesë e skenës, domethënë t’i kushtosh shumë rëndësi look-ut.
Në fotot e postuara në rrjetin social instagram, Malaj tregon sesa rëndësi i jep linjave, look-ut dhe stilit të saj.
Së fundmi ka postuar një foto ku bie në sy fakti që është grimuar nga duart e make up artistit të njohur kosovar Arbër Bytyqi. Por diçka tjetër që nuk mund të kalohet pa u vënë re është ndryshimi në flokët e saj. Duket se Soni ka shtuar flokë me extension dhe këtë e ka pohuar hapur duke i bërë dhe tag vendit ku e ka bërë këtë shërbim.
Look-u i këngëtares pas këtij transformimi, i ngjan atij të Kim Kardashian kur u bë brune. Madje edhe mënyra se si ka pozicionuar fytyrën Soni ngjan me foton e Kim. Nuk do të ishte habi nëse Soni do të udhëhiqej nga imazhi i Kim pasi e dimë që “Kimomania” është përhapur si virus në tregun muzikor shqiptar.