Dita e sotme ka nisur me sherr për këngëtaren Soni Malaj dhe moderatorin Ermal Mamaqi.
Arsyja ka qenë faqja e këtij të fundit ku ishte postuar artikullin me titullin: “Pse i la të gjithë partnerët Soni Malaj?”, ajo që nxiti debatin mes dy miqve të vjetër. Sonit nuk i ka pëlqyer aspak ajo që shkruajtur rreth jetës së saj private dhe ka reaguar në faqen e saj ku ka postuar një foto të Ermalit me Amin ku shkruante: Lajm i ditës: Ndahet Ermal Mamaqi nga Ami. Ajo e kap me një vajzë tjetër”. Pas kësaj Ermali ka qëndruar indiferent duke postuar një video të shkurtër në faqen e tij në Instagram shkëputur nga puntata e fundit e emisionit.
Megjithatë duket se pas kësaj dy miqtë janë penduar ose janë sqaruar pasi si Soni ashtu edhe faqja që postoi lajmin, i kanë fshirë postimet. intv.al