Kohët e fundit është kthyer në trend që këngëtarët shqiptarë të përpiqen të ndërtojnë karrierën jashtë vendit. Nuk është vetëm Era Istrefi apo Elvana Gjata, kemi edhe Bleona Qeretin…
Në një intervistë për ‘Prive’ Soni Malaj, ashtu si një pjesë e mirë e artistëve shqiptarë, foli për trendin e kontratave ndërkombëtare. Dhe duke qenë se edhe Sonit, ashtu si Greta Koçit, i kanë bërë vite më parë oferta të tilla, ajo e dinte mirë për çfarë fliste. Dhe nuk harroi te përmendte dhe Bleona Qeretin , pasi edhe ajo ka qenë një ndër të parat që synoi tregun ndërkombëtar. Dhe ç'është e vërteta e vetmja kengëtare shqiptare, e lindur dhe rritur në Shqiperi që ka kaluar në tapetët e kuq në evenet më të mëdha të skenës botërore, krah artistëve të mëdhenj si Nicki Minaj, Rihannas etj ka qene vetëm Bleona edhe deri më sot, gjithashtu edhe ka bërë këngën e famshme "Pass Out" me këngëtarin e famshëm, Timbaland. Soni është pyetur për suksesin dhe këngën e re të Elvana Gjatës, të cilat kanë qenë mikesha shumë të mira por jo më, por ajo ka dashur të flasë jo vetëm Elvanën por edhe vajzat e tjera të suksesshme ku përmendi edhe Bleonën duke thënë se dhe ajo ka ecur goxha përpara.
“Sikurse kam parë edhe ‘Four Seansons’ të Dafina Zeqirit apo ‘Redrum’ të Era Istrefit, kushdo nga artistët tanë që bën përçapje për të shkuar në botë, ashtu si edhe Bleona Qerreti ka bërë me Timbaland, mos ta harrojmë këtë, se Bleona ka ecur goxha përpara, padiskutim që kanë jo vetëm përkrahjen time, por të gjithë publikut shqiptar dhe gjithmonë me shpresën se dikush do nënshkruajë atë kontratën ‘A list’.”- ka perfunduar Soni./intv.al/