"Nata e Tropojës" ishte tema e kësaj të mërkure në emisionin "Soiree" me Jonida Shehun në Top Channel. Në studio ishin bërë bashkë personazhe publikë që vijnë nga qyteti i Tropojës për të ndarë me të gjithë eksperiencat e tyre e për të folur rreth qytetit të tyre të lindjes.
Një ndër ta ishte këngëtarja e njohur Soni Malaj, e cila ka treguar se është krenare që është tropojane dhe se ka gjithmonë nostalgji për atë vend.
Ndër të tjera ajo është ngritur në emision dhe ka kërcyer vallen e Tropojës bashkë më koreografin e njohur Skënder Haklaj.
Soni e ka ndezur atmosferën, ashtu siç edhe mund të shihet nga videoja më poshtë.
Gjithashtu këngëtarja e njohur ka performuar këngën "E vogla" së bashku me Fatmira Breçanin dhe këngën e saj të fundit "Shije tradhtie" me të cilën mori pjesë tëk 'Kënga Magjike'.