INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soni Malaj në një rrëfim si asnjëherë më parë, përlotet “live” në emision

Soni Malaj në një rrëfim si asnjëherë më parë, përlotet “live” në emision

Publikuar më: 17:33 16-06-2017

Soni Malaj ka bërë një intervistë si rrallë herë më parë, intervistë në të cilën ka zbuluar shumë të vërteta të cilat me siguri nuk i kishit dëgjuar asnjëherë.

Ajo ka folur në lidhje me karrierën dhe jetën e saj private duke zbuluar shumë detaje të reja, por në fund është përlotur.

Këngëtarja e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan është pyetur nga Rudina në lidhje me marrëdhënien me të atin por siç duket këngëtarja nuk e ka pritur mirë dhe është përlotur.

Teksa Rudina nxjerr në ekran foton e Sonit kur ka qenë e vogël së bashku me të atin, këngëtarja nuk e ka mbajtur veten dhe ka reaguar e acaruar se nuk dëshiron të flasë, sepse është diçka që dëshiron ta mbajë për vete.

Soni: Jo unë e kam gjithmonë shumë tabu këtë gjë dhe dua ta kaloj, nuk preferoj të flas për këtë...

Rudina: Do ta kalosh…

Soni: Jo nuk mendoj se do ta kaloj ndonjëherë

Soni foli për gjërat më të rëndësishme në jetë siç është divorci, e bija Ana dhe zbulon një suprizë të pathënë më parë.

Ajo tregoi se këtë maj bën 20 vite që ka nisur karrierrën në muzikë ndaj ka menduar që këtë vit të realizojë koncertin e parë në Shqipëri. Gjatë intervistës këngëtarja shpjegoi se arsyeja pse nuk publikon foto me të bijën dhe se pse refuzoi të sillte një video të saj në emision, është për shkak se nuk ja lejon ligji në Itali.

Gjatë emisionit:

Pas një koncerti unë e shikoj që kam nevojë ta marr veten, jo se jam e lodhur por dashur pa dashur përfshihesh emocionalisht. Këtë maj bëj 20 vite karrierë dhe kam menduar të bëj një koncert në Shqipëri. Shpresoj shumë që t’ja arrij, unë zakonisht kur i bie një gjëjë ja arrij.

Rudina: Në fakt ne kërkuan një video të anës që ta prezantonim por, po mund të na i shpjegosh arsyet pse nuk pranove…

Soni: Ana ka dy nënshtetësi, Italiane dhe shqiptare dhe për ligjin e tyre unë jam shumë e famshme

Dhe ata nuk i kanë shumë qef këto gjëra dhe nuk duan që të publikoj foto të vajzës.

Rudina: Ti je aktualisht në një proces divorci dhe ti je duke u treguar e kujdesshme.

Soni: Jo por edhe Mirko si baba e ka me merak.

(Rudina e ngacmon sërish për divorcing dhe e vë pak në siklet)

Soni: Proceset e divorcit në Itali zgjasin pak, janë procedura që zgjasin…

Rudina: Anës si ja ke shpjeguar këtë moment

Soni: Truri i saj  punon shumë shpejt… Juve jeni të ndarë ju nuk jeni më bashkë unë e di (ka thënë vajza)

Ne jemi ndarë kur Ana ka qenë më e vogël dhe ndoshta prandaj nuk e ka përballuar keq. 

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666