Dikush e ka acaruar Soni Malajn.
Këngëtarja me anë të një statusi ka fyer një gazetare e cila si duket e ka fyer Sonin. Dhe kjo e fundit nuk është rezervuar aspak në ofendime. “O INJORANTE me kaçurrelat e zeza dhe shpirtin e zi, që ke sa vjet që me injorancën tënde dhe ligësinë që ke brenda, po vazhdon të bësh artikuj dashakeqës kundra meje, në dëshpërim për të bërë ndonjë para,me pseudoskupet e tua dhe me foto aspak koherente. Unë, ashtu si të gjithë artistët e Këngës Magjike, kemi festuar çmimet e merituara. Mos ja servirni pas shumë muajve publikut, për të shitur kopjet e tua dhe për të më vënë lloj lloj epitetesh,moj e mjerë. Të fala o"mami single"!”, shkruan këngëtarja e irrituar.