Ajo sot është mamaja e një vajze 4 vjeçare nga martesa me balerinin Italian, Mirco Lucarelli.
Por pas ndarjes me këtë të fundit, duket se më në fund Soni Malaj e ka gjetur partnerin ideal i cili duket se e mbështet këngëtaren 100% në çdo gjë. Kjo sepse çiftin përveç dashurisë tani i bashkon edhe biznesi. “Sophie” mban emrin lokali më i ri në Tiranë i cili do të ketë hapjen sot dhe ndodhet tek ish-Kinema 17 nëntori me pronarë, sigurisht Sonin dhe Kelvin. Kanë qenë disa foto të publikuara nga Who, ato të cilat kanë bërë publike lidhjen e re të Sonit. Ata janë shfaqur publikisht bashkë, pa e ndjerë nevojën për t’u fshehur. Madje bashkëjetojnë prej muajsh në një apartament në kryeqytet. Çifti e ka zyrtarizuar lidhjen dhe tashmë shfaqen me statusin: të fejuar. Jemi të sigurtë që ky nuk do të jetë projekti i fundit i çiftit simpatik dhe jo vetëm në biznes.