INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soni Malaj rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë me Klevin [VIDEO]

Soni Malaj rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë me Klevin [VIDEO]

Publikuar më: 14:53 02-11-2016

Disa kohë pas ndarjes nga Mirko dhe pas disa muajsh lidhje Klevin, Soni Malaj, poston për herë të parë vetë një foto me partnerin.

Ata kanë qenë të pranishëm në 1 vjetorin e nismës “Një fundjavë ndryshe” dhe kështu këngëtarja u rikthye sërish në vëmëndjen e lajmeve rozë.

Por edhe pse u mundua ta ruante këtë marrëdhënie larg syve kureshtarë, kurioziteti se si janë njohur është mjaft i madh. E ftuar në emisionin “NIN”, Soni rrëfeu për herë të parë historinë e kësaj njohjeje.

"Është spekuluar se jemi njohur në palestër, por në fakt, jo. Ka qenë nëpërmjet një mikeshës tonë të përbashkët, ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Ai as nuk më ka parë, domethënë më njihte si këngëtare, por asgjë më tepër. Unë e kam pasur në profil. Ka qenë punë e pasurive të patundshme, apartamente, që është edhe biznesi i tij...por nuk e mbaja mend. Takimi ishte krejt i rastësishëm. Mikeshës time të ngushtë s’ia merrte mendja që miku i vjetër i saj dhe mikesha e vjetër e saj mund të bëheshin bashkë. Pas festë së ditëlindjes së mikeshës, unë po prisja në parking. Roja i parkingut më vonoi makinën dhe duke pritur e pashë. Aty, ai kaloi dhe... diçka ndodhi. U pamë përballë. Unë në fakt e ngatërrova, por pastaj thashë ‘mos është ai që njoh?’. Atij i shndritën sytë, buzëqeshi dhe kështu ndodhi’”, tregoi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096