Soni u rrëfye!
Soni Malaj numëron shumë vite në muzikë, por vetëm pas kaq kohësh këngëtarja vendosi të rrëfejë vetëm disa nga prapaskenat e karrierës së saj. Soni ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel ku foli për këngën e re “pa ty”, por jo vetëm...
Këngëtarja bëri një rrëfim të sinqertë teksa tregoi se vite më parë kishte menduar edhe të hiqte dorë nga muzika për shkak të bërrylave nga personat e afërt të saj.
“Showbizi ka shumë bërryla, nëse nuk i vendos vetes pikësynime dhe t’i qëndrosh besnike parimeve të tua, nuk mbijeton dot. Kur je totalisht vetëm dhe janë personat e tu të afërt që t’i krijojnë bërrylat…” ,-është shprehur Soni.