INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonila Meço, kritika të ashpra ndaj medias [VIDEO]

Sonila Meço, kritika të ashpra ndaj medias [VIDEO]

Publikuar më: 13:40 23-06-2016

Sonila Meço nuk i ka kursyer komentet negative mbi gjendjen e medias në 2016. 

E ftuar në “Life Stories nga Arjola Shehu” gazetarja dhe prezantuesja e sukseshme Sonila Meço është shprehur e keqardhur për gjendjen në të cilën gjenden sot televizionet shqiptare.  

“Përsa kohë që pronarët lidhën interesat e tyre me politikën dhe orekset e saj edhe ne punojësit e medias do të ishim të ndërvarur nga kjo gjë dhe për sa kjo simbiozë është jetike për median,  vështirë do të jetë që gazetaria të përmbush misionin e saj. Nuk është problem vetëm i Shqipërisë, por në botë ka një ndryshim. Ekzistenca e shumë mediave dhe pluralizmi i tyre balancon dhënien e informacionit dhe ndërtimin e një ideje të qartë për atë realitet që media do të shpreh. Ajo që ndodh në 2016 në Shqipëri dhe që nuk ka ndodhur kurrë më parë, është që mediat janë rreshtuar pa asnjë lloj skrupulli pro qeverisë”, thotë Sonila ndër të tjera.

Ndiqni deklaratën e saj në këtë video:  

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775